Bayerni marshon drejt titullit, Xhaka mposht Borussian (VIDEO)


Sezon i dështuar për Borussia Dortmund në Bundesligë. Pas humbjes me Bayern Munchen një javë më parë djemtë e Jurgen Klopp u mposhtën edhe në javën e 28 të kampionatit 3-1 nga Borussia Munchengladbah me rezultatin 3-1.

Serinë e golave për skuadrën e Granit Xhakës e hapi Wendt që në minutën e parë, për të vijuar me Raffael në minutën e 32 dhe me Nordtveit në minutën e 67.

Golin e nderit për miqtë e shënoi Gundogan në minutën e 77.

Nga ana tjetër Bayern Munchen nuk di të ndalet. Bavarezët kanë fituar 3-0 përballë Eintracht Frankfurt falë dopietës së Lewandowskit (15, 66) dhe Muller 82.

Me këtë fitore Munchengladbah qëndron në vend të tretë në kuotën e 53 pikëve, ndërsa Borussia qëndron në vend të 10 në kuotën e 33 pikëve, raporton Portali Albeu.

Përsa i përket Bayernit, kampionët numërojnë 57 pikë, 13 pikë më shumë se Wolfsburg. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2015, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori