Bayerni me dy "fytyra", i "vjedh" një pikë në fund Herthës (VIDEO)
Pas fitores së frikshme 5-1 ndaj Arsenalit, Bayerni në kampionat tregon një tjetër "fytyrë". Skuadra e Ancelotti mori një barazim me shumë fat ndaj Herthës së Berlinit në transfertë duke rihapur kampionatin.

Golin për vendasit e shënoi Ibisevic në minutën e 21 të ndeshjes, ndërkohë që bavarezët me gjithë këmbënguljet e tyre të shumta barazuan në minutën e 7-të shtesë me Lewandowskin. Drejtuesit e Herthës mbetën shumë të pakënaqur për shkak se gjyqtari e kaloi shtesën prej 5 minutash që kishte akorduar.

Bayerni po tregon një formë aspak të mirë në kampionat, teksa dhe një javë më parë fitoi vetëm me dy gola në minutat shtesë. Dortmundi ndërkohë fitoi 3-0 me Wolfsburgun./ albeu.com/

Shtuar më 18/02/2017, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori