Bayerni në krizë të thellë, trajneri në prag të shkarkimit
kovaC1111
Skuadra e Bayernit vazhdon serinë e rezultateve negative. Bavarezët u mposhtën nga skuadra e Borusia Monchengladbach me shifrat e thella 3-0, rezultat që duhet të ktheheshim vite të tëra pas për të shikuar.

Natyrisht që në të tilla raste, faji i adresohet trajnerit te skuadrës, konkretisht Niko Kovaç. Bavarezët pozicionohen në vendin e 5 në renditje me 4 pikë më pak se kryesuesit e Borussia Dortmund. Situata nuk është aspak e qetë as në dhomat e zhveshjes me lojtarët të cilët i kanë dalë kundër tekniku kroat.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e klubit do ta lejojnë që tekniku të vazhdojë ende të drejtojë skuadrën apo në ndeshjet e ardhshme do të largohet përfundimisht nga skuadra. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2018, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori