Bayerni nuk blen James për shkak të Sane
Bayern Munich ka vendosur të mos e shfrytëzojë opsionin që ka për James Rodriguez, për ta blerë përfundimisht.

Është "Kicker" që ka dhënë këtë lajm, teksa shkruan: “Shefat e klubit bavarez nuk kanë qenë në një mendje, por ranë dakord që opsioni në fund të huazimit të mesfushorit të mos futet në fuqi. Si rezultat, kolumbiani do të largohet nga Bayern Munich, ndoshta për te Napoli".

Sipas "Kicker", Bayerni, që mund ta blinte Jamesin për 42 milionë euro, vendosi që ato para t’i shtojë dhe të marrë Leroy Sanen nga Manchester City.

Ata janë të vetëdijshëm se nëse e duan talentin gjerman të Man City, duhet të derdhin të paktën 100 milionë euro në arkat e klubit anglez dhe për këtë kanë vendosur që të mos shpenzojnë para në Jamesin, i cili do të kthehet në Real Madrid, e më pas do të kërkojë për një klub të ri sepse nuk e do as Zinedine Zidane.

Kujtojmë se James ka luajtur për dy sezone me gjigantët e Bundesligës në formë huazimi nga Real Madridi. Klubi bavarez kishte mundësinë e blerjes përfundimtare për 42 milionë euro, klauzolë e vlefshme deri më 30 qershor të këtij viti. Presidenti Uli Hoeness ka thënë fjalën e fundit për mosblerjen e lojtarit, me miratimin edhe të trajnerit Niko Kovac.

Në anën tjetër, James raportohet se ka disa oferta në tavolinë.

Ai po kërkohet nga Juventusi dhe Atletico Madridi.

Për dy vite, James ka bërë 67 paraqitje me Bayernin dhe ka shënuar 15 gola.
Shtuar më 03/06/2019, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori