"Bayerni nuk e blen Ronaldon, pasi është rrezik për klubin"
Ish-trajneri i Bayern Munich, Ottmar Hitzfeld, ka thënë se nëse bavarezët e blejnë Cristiano Ronaldon atëherë kjo do të sillte probleme në Allianz Arena.

Ronaldo është lidhur me një kalim te kampionët e Bundesligës.

“Kur i dëgjova thashethemet, fillova të qesh. Jam i lumtur për këtë ide, edhe pse më duket joreale”.

“Për fansat do të ishte një dhuratë krishtlindjesh blerja e Cristiano Ronaldos, por jam utopik për këtë skenar”.

“Ai do të thyente tavanin e pagave te Bayern dhe do të sillte probleme me lojtarët tjera. Agjentët do ta shfrytëzonin situatën dhe do të kërkonin rritje për lojtarët e tyre”.

“Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, nuk do ta merrte këtë rrezik”, ka thënë Hitzfeld. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 21:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori