Bayerni nuk heq dorë nga Sane, e konfirmon Hoeness
Bayern Munich nuk ka hequr përfundimisht dorë nga Leroy Sane.

Futbollisti i Manchester City-t ishte objektivi i madh i bavarezëve në merkaton e verës, por një dëmtim i rëndë që pësoi lojtari në Superkupën e Anglisë ndaj Liverpoolit bëri që transferimi i tij në Bavari të dështonte.

Megjithatë siç e konfirmon edhe vetë Uli Hoeness presidenti i Bayernit, kampionët e Gjermanisë po monitorjnë me kujdes situatën e Sane dhe mes muajve janar dhe shkurt do të marrin një vendim nëse do të rifillojnë sërish bisedimet me City-n për blerjen e tij apo jo.

Sane momentalisht po qëndron në infermieri pasi është duke u rikuperuar nga këputja e ligamentit të kryqëzuar të gjurit.
Shtuar më 27/09/2019, ora 20:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori