Bayerni ofertë shokuese për Guardiolën, por City ...
Media britanike shkruajnë me siguri të plotë se shumë shpejt trajneri i Bayernit, Pep Guardiola, do të udhëtojë drejt Anglisë, për të firmosur me Manchester City-in.
Strategu
spanjoll ka një kontratë me Bajernin, e cila skadon në vitin 2016, ndaj dhe bavarezët po i tentojnë të gjithë mënyrat për të “mbërthyer” Pepin.
Sipas “Bild”, Bajerni po harton një strategji speciale për të ndaluar largimin e Guardiolës, duke i rritur në maksimim pagën e tij
sezonal. Në këtë mënyrë,
klubi gjerman mendon të bëjë
trajnerin spanjoll, më të paguarin në botë, duke i ofruar një shumë prej 15 milionë euro në sezon.
Shifra e prezantuar nga
media gjermane, e ka mahnitur Guardiolën, por ky i fundit mund të “shokohet” më shumë nga kundëroferta e Mançester Sitit, i cili është gati të ofrojë edhe më shumë./albeu.com/
Shtuar më 11/11/2015,
ora 09:37