Bayerni refuzon Marco Reus, ja pse
Bayern Munchen ka përjashtuar mundësinë e blerjes së sulmuesit Marco Reus nga Borussia Dortmund. Sipas gjermanes "Bild", janë disa arsyet që e kanë çuar stafin drejtuess të klubit bavarez në këtë vendim.

Në radhë të parë, sulmi i Bayern Munchen është i mbipopulluar me lojtarë si Robert Lewandowski, Arjen Robben, Mario Gotze, Franck Ribery dhe Thomas Muller. Blerja e Reus do e bënte edhe më të vështirë menaxhimin e grupit.

Në radhë të dytë, Bayern nuk do që marrëdhëniet me Borussia Dortmund të prishen sërish, ashtu siç ndodhi me blerjet e Gotze dhe Lewandowski.

E fundit, dëmtimet e shpeshta të Reus kanë bërë që te drejtuesit bavarezë të lindin dyshime. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2015, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori