Bayerni i
këtij viti është një skuadër rekordesh. Pas 5 trofeve të fituar në 2020-ën, në pritje që të zhvillohet edhe Botërori i klubeve, bavarezët mund t’i gëzohen një tjetër arritjeje të shkëlqyer.
Dygolëshi i Robert Lewandowskit i dhuroi fitoren 2-1 ndaj Wolfsburgut skuadrës së
Flick, që ka regjistruar një rekord fantastik.
Bayerni nuk ka humbur asnjë sfidë në fushën e vet në të gjithë kompeticionet gjatë
këtij viti kalendarik.
Një gjë e tillë kishte ndodhur për herë të fundit në vitin e largët 1981.
Ndeshja e fundit për këtë vit do të luhet të shtunën (18:30). Djemtë e
Flick do të luajnë jashtë fushe me Leverkusen dhe do të tentojnë fitoren për të parakaluar “Aspirinat” dhe për të mbyllur vitin
kalendarik në krye të Bundesligës.
Shtuar më 17/12/2020,
ora 11:40