Bayerni shkruan historinë në Champions


Bayern Munchen kaloi 3-1 dje në mbrëmje në ‘Allianz Arena’ anglezët e Tottenham. Në një ndeshje që nuk vlente për asgjë sepse të dyja ekipet e kishin siguruar më parë kalimin për në fazën tjetër, bavarezët dominuan si në lojë dhe në rezultat.

Me fitoren e arritur dje kundër të besuarve të Jose Mourinhos, gjigantët gjermanë konsoliduan vendin e parë në grupin B, duke e mbyllur me 18 pikë të plota. Tottenahm e mbylli në vendin e dytë grupin me 10 pikë, duke u kualifikuar kështu për në fazën me eliminim direkt.

Bayerni vendosi një rekord të ri në Champions League, falë fitores së djeshme. Bavarezët e mbyllën grupin duke grumbulluar 18 pikë (pikë të plota), si dhe me një golavarazh të ‘frikshëm’, plot 19 gola +. Kështu ata kthehen në fituesin më të mirë të grupit në të gjithë historinë e kompeticionit europian, duke hyrë në historinë e futbollit.
Shtuar më 12/12/2019, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori