Bayerni shokohet nga Kalsruhe në miqësore (VIDEO)
Bayerni i Pep Guardiolës ka zhgënjyer në miqësoren përballë Karlsruhes, vetëm pak ditë para fillimit të fazës së dytë të Bundesligës.

Ka qenë një gabim fatal i Boateng i cili i ka ndërhyrë nga mbrapa sulmuesit kundërshtar duke e ndëshkuar Bayernin. Penallti për Kalsruhen dhe karton i kuq për lojtarin e bavarezve.

Pavarësisht se në fushë ishte mbi 80 për qind e formacionit titullar Bayern ka zhvilluar një ndeshje të dobët. Vidal barazoi në minutën e 21-të, por Nazarov shënoi golin e fitores në pjesën e dytë. Kujtojmë që Kalsruhe është në Bundesliga 2. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2016, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori