Bayerni zyrtarizon blerjen e radhës në merkato
Bayerni ka zyrtarizuar sot afrimin e mesfushorit të Werder Bremen-it, Serge Gnabry. Futbollisti 21-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me klubin nga Mynihu.

Që të enjten e kaluar sulmuesi i përfaqësueses gjermane ka deklaruar nëpërmjet Twitter se do të largohej nga Werder. Dhe Bayern nuk ka harxhuar kohë.

Gnabry shkoi te Werder në gushtin e 2016, pas Lojërave Olimpike në Rio, nga Arsenal. Te Bremen ai shënoi 11 gola në 27 ndeshje. /albeu.com/

Shtuar më 11/06/2017, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori