Beckenbauer: 15 milione euro nese doni Podolskin
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, e ka lënë hapur mundësinë për shitjen e sulmuesit Lukas Podolski, porse skuadra e cila dëshiron ta transferojë gjermanin duhet të paguajë 15 milionë euro.
“Gjithçka në jetë e ka çmimin e vet. Dy vite gjysmë më parë ne paguam 10 milionë, ndërsa tash çmimi i tij është 15 milionë”.

“Nuk mund ta mbash me zor një lojtar, i cili nuk është i lumtur në skuadër dhe nuk dëshiron të qëndrojë në bankën rezervë”

“Poldi nuk përshtatet sa duhet në mënyrën tonë të lojës. Ai është sulmues klasi kur i jepet hapësira para tij. Mirëpo skuadrat me të cilat ne luajmë në të shumtën e rasteve janë defanzive, prandaj neve na nevojiten lojtarë të cilët mund të hyjnë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, të tillë janë Miroslav Klose dhe Luca Toni”, ka thënë presidenti i bavarezëve.
Shtuar më 27/11/2008, ora 21:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori