Beckenbauer: Gotze nuk është Ribery
Pëlqej
Presidenti i nderit i Bayern Munchen Franz Beceknbauer mendon se Mario Gotze nuk mund të krahasohet me Franck Ribery, pasi gjermani dhe francezi nuk i përkasin të njëjtit tip futbollisti. Ish-ylli i Borussia Dortmund është zhvendosur nga trajneri Pep Guardiola nga qëndra në krahun e majtë në më shumë se një rast gjatë këtij sezoni pikërisht për të mbuluar mungesën e Ribery-së.

Për vetë faktin se janë dy lojtarë të ndryshëm "Kaizeri" nuk e sheh Gotzen zëvendësuesin ideal të ish futbollistit të Marseilles.

"Thjesht një si Ribery nuk mund të kopjohet. Ai dhe Gotze janë totalisht dy futbollistë të ndryshëm. Ribery përpiqet gjithmonë ti hapë mbrojtjet për të krijuar ato hapësira që i japin mundësi atij të jetë një për një me një kundërshtar, duel që ai e fiton gjithmonë. Përsa i përket Gotzes ai është një lojtar që është përshtatur shumë mirë me filozofinë e trajnerit tonë Pep Guardiola. Mario është gjithmonë në kërkim të pasimit fitues që mund ti japë mundësi skuadrës të shënojë. Lëviz shpejt me topin dhe për mendimin tim ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin. Ne jemi të lumtur që kemi në skuadër dy futbollistë si Gotze dhe Ribery pasi me ata të dy në ekip kemi më shumë opsione në fazën sulmuese", është shprehur Beckenbauer, citon "Goal.com".

Për të marrë shërbimet e Mario Gotzes, Bayern Munchen pagoi te Borussia Dortmund 37 milionë euro një vit më parë dhe në sezonin e tij të parë me bavarezët 22-vjeçari zhvilloi në të gjitha kompeticionet 44 ndeshje ku shënoi 15 gola. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori