Beckenbauer: Kapiteni i ri i Gjermanisë? Schweinsteiger
Pëlqej
Presidenti i Nderit i Bayern Munchen, Franz Beckenbauer, deklaroi se Bastian Schweinsteiger është njeriu i përshtatshëm për të qenë kapiten i Gjermanisë tani që Philipp Lahm u tërhoq nga kombëtarja.

"Mendoj se Shweinsteiger është pasardhësi logjik i Lahmit. Është një udhëheqës i lindur", theksoi "Kaizeri".

Beckenbauer shtoi se Mats Hummels duhet të jetë kapiteni i dytë dhe se Manuel Neuer nuk duhet të konsiderohet fare për këtë rol pasi nuk është rol i përshtatshëm për një portier. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori