Beckenbauer: Khedira? Perfekt për Bayernin
Pëlqej
Franz Beckenbauer hap dyert e Bayern Munchen për Sami Khediran. Pas dëmtimit që pësoi spanjolli Javi Martinez, kampionët e Gjermanisë javën vënë në kërkim të një tjetër futbollisti në merkato për të zëvendësuar ish lojtarin e Bilbaos, dhe sipas presidentit të nderit të bavarezëve Khedira do ishte përforcimi ideal për skuadrën e Pep Guardiolës.

"Khedira është një lojtar që mund të funksionojë shumë mirë në cilëndo skuadër. Unë mendoj se te Bayerni ai do të përshtatej lehtësisht. Ai është një futbollist shumë i mirë në pozicionin e tij si numër 6. Khedira mund të luajë mrekullisht me Shvajnin në krah por edhe me Lahm. Ekipit tonë një lojtar si ai do ti bënte shumë punë", shprehet presidenti i nderit i kampionëve të Gjermanisë.

Dëmtimi i Javi Martinez por edhe mungesat e Bastian Schweinsteiger dhe Thiago Alcantara kanë vënë ndjeshëm në vështirësi trajnerin e Bayernit Pep Guardiola, i cili në këtë fillim sezoni ka shumë pak alternativa në repartin e mesfushës.

Bayern Munchen po kërkon me ngulm një qëndërmbrojtës por nuk do të ishte aspak cudi nëse ata do të afronin në ekip edhe një mesfushor me tiparembrojtëse si Khedira i cili prej kohësh kërkon të largohet nga Real Madrid ku nuk po gjen më hapësira në formacion. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori