Beckenbauer mbron Shaqirin: Më ka impresionuar
Akuzon FIFA-n se me hetimin e kandidaturës së Botërorit "Gjermani 2006" po bën një gafë, ndërsa kritikat ndaj kreut të saj Joseph Blatter i quan injorancë. Quajeni kontradiktore po deshët, por Franz Beckenbauer i ka dalë në mbrojtje presidentit të FIFA-s, duke e vlerësuar një prej drejtuesve më të mirë të këtij institucioni.

Në një intervistë për zviceranen "SonntagsBlick" ditën e diel, Kaizeri i futbollit gjerman, njëkohësisht edhe drejutes në skuadrën e Bayern Munchen, i thuri elozhe edhe shqiptao-zviceranit Xherdan Shaqiri.

"FIFA nuk ka qenë kurrë në pozita më të shëndosha se tani. Sepp Blatter është presidenti më i mirë në historinë e saj. Uli Hënes dhe drejtuesit e tjerë të Bayern nuk e dinë se si funksionojnë strukturat e këtij institucioni. Unë në krye të FIFA-s? Nuk e kam këtë synim. Jam 66 vjeç dhe objektivi im i vetëm është që të kaloj sa më shumë kohë pranë familjes sime. Nuk do ta përjashtoja një mbështetje të Blatterit, në rast se do të rikandidonte sërish",u shpreh legjenda e Gjermanisë.

Lidhur me kritikat për fizikun e një lojtari si Shaqiri, ai shtoi: "Më ka impresionuar gjatë dy ndeshjeve që e kam parë në fushë. Edhe Gerd Muller nuk ishte më shtatlartë, madje ishte edhe më i vogël, por godiste si askush tjetër. Gjatësia nuk është problem. Rëndësi ka kualiteti dhe këtë e shohim te Messi. Më kujtohet edhe Uve Zeleri, i cili shënonte edhe gola me kokë përballë kundërshtarëve shtatlartë", përfundoi Beckenbauer. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2012, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori