Beckenbauer rrezikon burgun, hetohet për korrupsion
Legjenda gjermane e futbollit, Franz Beckenbauer është vënë nën hetim për korrupsion.

Autoritetet e drejtësisë zvicerane kanë konfirmuar këtë lajm, duke bërë të ditur se hetimet ndaj Bekenbauer kanë të bëjnë me fitoren e Gjermanisë të së drejtës për të organizuar Kupën e Botës të vitit 2006.

Sipas prokurorisë së vendit helvet, hetimet ndaj Beckenbauer kanë lidhje me ato ndaj Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.

Në muajin tetor ai kishte deklaruar se ishin bërë gabime në procesin e përzgjedhjes së vendit organizator të Botërorit 2006, por mohoi blerjen e votave.
Shtuar më 01/09/2016, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori