Beckenbauer vizitoi Kosovën
Franz Beckenbauer në Kosovë
Franz Beckenbauer sot vizitoi Prishtinën, me ftesë të presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Legjenda e futbollit gjerman është pritur ngrohtësisht nga kosovarët. Ngrohtë është pritur edhe në kabinetin e presidentit Pacolli.

Ky i fundit e luti ish yllin e Bayern Munchenit që ta shfrytëzoj autoritetin e tij dhe ta ndihmoj Kosovën në procesin drejt anëtarësimit në FIFA e UEFA. Pacolli theksoi se Kosova e meriton të jetë pjesë e familjes botërore të futbollit.

Ndërkohë, Beckenbauer premtoi se do të bëjë çmos që ta përshpejtoj realizimin e aspiratës së kosovarëve për tu bërë pjesë e botës së futbollit. Në takimin e Pacollit me Beckenbauerin prezent ishte edhe ministri i Ministrisë së Sportit, Memli Krasniqi.

Më pas, ish ylli i Kombëtares së Gjermanisë, i shoqëruar nga Krasniqi dhe kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi bënë një xhiro në sheshin ‘Nënë Tereza’, për ta vizituar më pas stadiumin e Prishtinës.

Aty Beckenbauer është pritur mirë nga tifozët e FC Prishtinës, Plisat. Shumë tifozë morën autografe nga legjenda e futbollit gjerman. Ndërsa, drejtuesit e FC Prishtinës ia dhuruan një fanellë të skuadrës së tyre me numrin 5, të cilin numër barte Beckenbauer kur aktiv në futboll.

Krejt në fund, Pacolli shtroi një drekë për mysafirin nga Gjermania. Pjesëmarrës në këtë drek ishin edhe zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë, por edhe ambasadorë të huaj të akredituar në Kosovë. Aty kishte edhe përfaqësues të Federatave sportive të Kosovës.

Me këtë rast, Pacolli e ka dekoruar Beckenbauerin me çmimin ‘Ambasador Nderi i Kosovës’.
Shtuar më 04/03/2011, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori