Beckham lavdëron Zidanen: Trajner perfekt për Real Madridin
Ish-ylli i Anglisë, David Beckham mendon se Zinedine Zidane është trajner ideal për ta drejtuar Real Madridin.

Zidane mbështetet edhe nga ish futbollisti i Los Blancos dhe Manchester Unitedit, David Beckham.

"Jo, unë nuk ishte i lindur për trajner. Por 'Zizou' ishte. Ai, përveç të qenit një mik i madh, ai është lojtari më i mirë që kam luajtur ndonjëherë", është shprehur Beckham

“'Zizou' ka nevojë për kohë. Edhe në qoftë se ai nuk do të fitojë Ligën e Kampionëve, do të ishte mirë për t’i dhënë Zizous hapësirë që të punojnë ... Stabiliteti është çelësi.", ka thënë më tej anglezi. /Albeu.com/
Shtuar më 20/05/2016, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori