Beckham preferon Milanin
Albeu.com
David Beckham ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij në Premierligë duke insistuar se Milani është zgjedhja e tij e parë kur të largohet nga LA Galaxy në fund të sezonit në MLS.Selektori i Anglisë, Fabio Capello ka paralajmëruar Beckhamin se duhet të luajë në Evropë nëse dëshiron të jetë pjesë e ekipit për Kampionatin botëror 2010.

Beckham gjatë sezonit të kaluar ishte i huazuar në Milan dhe preferon ta bëjë përsëri.

“Ju e dini se Milani është njëri prej klubeve më të mëdha në botë. Atje jam kënaqur ndërsa më kërkojnë përsëri”, deklaroi ai.
Shtuar më 14/08/2009, ora 02:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori