Beckham: Te United na kanë turpëronin, por nuk kanë abuzuar
David Beckham ka sqaruar se asnjë prej rasteve të abuzimeve seksuale me të mitur në Angli, nuk ka ndodhur gjatë periudhës kur ai luante për Manchester United.

Ai e pranon se kur ishte pjesë e Manchester United ka qenë shenjestër duke u turpëruar, por jo në aspektin e abuzimit seksual, sepse sipas tij, një gjë e tillë bëhej për të vendosur mirë në vesh leksionet.

“Unë te të rinjtë e Manchester United nuk kam dëgjuar asnjëherë asgjë dhe personalisht nuk kam vuajtur nga një gjë e tillë. I vetmi abuzim është sjellja e rreptë për shkaqe profesionale. Kishte raste kur trajnerët na detyronin të kërcenim në dhomën e zhveshjes për të venë mend. Ishte disi poshtëruese por asgjë më shumë sepse nuk e cilësoj të gabuar", tha Beckham për mediat angleze.

Shtuar më 29/01/2017, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori