Beckham zbulon fjalët që Zidane ia tha në ndeshjen e tij të fundit
David Beckham ka zbuluar bisedën që ai kishte me Zinedine Zidane përpara se francezi të dilte në pension.

Në javën e kaluar u bën 14 vjet që kur Zidane zhvilloi ndeshjen e fundit për Real Madrid dhe për këtë ka folur me Beckhamin.

“Ishte seanca e fundit stërvitore e Zidanes”, filloi tregimi i Beckham.

“Ai u ul pranë meje dhe më tha: ‘Faleminderit për gjithçka që ke bërë, je shoku skuadre i mrekullueshëm”.

Pastaj anglezi u kthye dhe foli për periudhën e tij katërvjeçare te Real Madridi.

Katër vitet që kalova në Real Madrid ishin disa nga vitet më të mahnitshme dhe më të rëndësishme të karrierës time”.

“Marrëdhënia që kam pasur me tifozët, duke pasur mundësinë të shoh Bernabeu dhe të luaja në një nga stadiumet më të mëdha në botë”.

“Kam kujtime të shkëlqyera të asaj periudhe”, ka treguar Beckham.
Shtuar më 15/05/2020, ora 21:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori