Befasohen tifozët e Realit, Frankfurt mohon arritjen e marrëveshjes për Jovic
Eintracht Frankfurt ka mohuar se ka arritur një marrëveshje për transferimin e Luka Jovic te Real Madrid në fund të sezonit, shkruan Albeu.com.

Në fundjavë u raportua se Real Madridi tashmë kishte arritur akordin me klubin gjerman për transferimin e bomberit në verë për 60 milionë euro.

Edhe pse ka një interesim të fortë nga ana e Los Blancos, dëri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

"Nuk kemi pasur asnjë kontakt me Real Madridin. Nuk është gënjeshtër, vërtet nuk kemi kontaktuar me Real Madridin. Unë i njoh ata shumë mirë", tha drejtori sportiv i Frankfurtit për ESPN, Fredi Bobic. /albeu.com/

Shtuar më 05/05/2019, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori