Befasohet Juventus, ekipi i vogël anglez favorit për Joao Felix
Joao Felix është një nga më të kërkuarit në merkato. Për portugezin skuadrat e mëdha janë gati të shpenzojnë deri në 120 milion euro për ti hequr klazuolen e kontratës që ka me Benficën.

Juventusi deri më tani shihet më favorti kjo për shkak dhe të agjentit Jorge Mendes i cili ka në menaxhim Felix. Bardhezinjtë ofruan deri në 70 milion euro pork jo ofertë e majme u refuzua.

Megjithatë nga Anglia vijnë lajme të tjera. Kuotat e basteve në gadishullin britanik kanë pësuar një lëvizje të bujshme.

19-vjeçari portugez është në radarin e Ëolves olverthampton, një skuadër e dorës së dytë në Angli, por që së fundi ka bërë investime serioze dhe të fuqishme tek të rinjtë.


"Felix kërkohet nga klubet më të mëdha në botë, por Wolves duket se ka avantazh gjithmonë kur bën pazar në Portugali", tha George Elek, ekspert i një kompanie bastesh në Angli. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2019, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori