Befasojnë drejtuesit e Partizanit, ka "koka turku" para Sheriff Tiraspolit
Drejtuesit e Partizanit kanë befasuar me vendimin e tyre duke dënuar dy ndihmës-trajnerët, Dritan Mehmetin dhe Korrado Sakonen për përplasjen që patën me njëri-tjetrin ditë më parë.

Teksa pritej fillimisht një mbledhje për të vendosur se cila do të jetë e ardhmja e secilit, drejtuesit kanë preferuar mos t’i nxjerrin problemet jashtë familjes, por para sfidës ndaj Sherif Tiraspolit të lënë në shtëpi dy ndihmësit e kampionëve të Shqipërisë.

Të gjithë kanë mbetur të habitur, por me këtë presidenca e kuqe ka lënë të nënkuptohet se është trajneri ai që bën gjithçka brenda një skuadre. Sigurisht pas ndeshjes së sotme kundër Sherif Tiraspolit nuk përjashtohet mundësia për të zhvilluar një mbledhje, për të vendosur piketat e pjesëtarëve teknik. /newsport/

Kujtojmë që sot në orën 19:00, Partizani do të luajë kundër Sherifit, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Europa League. Takimi i parë ka përfunduar me shifrat 0-1 në favor të miqve. Kualifikimi duket thuajse i pamundur, megjithatë futbolli ka treguar se “kurrë s’mund të thuash kurrë”.
Shtuar më 01/08/2019, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori