Befason Allegri: Kam 5 mesfushorë përse më duhet Ramsey?
Masimilliano Allegri ka folur për mediat italiane në prag të ndeshjes së parë të këtij viti që Juventusi do të zhvillojë kundër Bolonjës në Kupën e Italisë.

Tekniku italian ka dhënë mendimin e tij rreth zërave të fundit lidhur me skandalin e Ronaldos, për transferimin e Aron Ramsit dhe në fund flet për numrin 10-të të ekipit, Paolo Dybalën, ku shprehet se pret që ai të paraqitet mirë nesër në ndeshjen e Kupës.

Përsa i përket Ronaldos trajneri I Zonjës së Vjetër ka thënë:“Kristiano është i qetë dhe është stërvitur shumë mirë. Është duke u përgatitur për pjesën e dytë të sezonit dhe ka luajtur më pak ndeshje në ekipin kombëtar, kështu që ndihet mirë dhe është I gatshëm."

Lidhur me transferimin e mesfushorit uellsian, Ramesi:“Ramsei? Unë kam 5-së mesfushorë shumë të mirë dhe nuk kam nevojë për askënd, jam mirë. Tani duhet të mendojmë për Bolonjan, pasi ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira. Duhet të kemi kujdes, sepse në të kundërt mund të humbasim vëmendjen dhe atë që është objektivi ynë."

Në fund, ish-tekniku i Milanit e mbyll me sulmuesin argjentinas, Dibala: "Dibala? Unë pres që Paulo të luajë një ndeshje të mirë nesër, ashtu siç bëri edhe në sezonin e kaluar. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, sidomos përsa I përket organizimit tëe lojës".
Shtuar më 11/01/2019, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori