Befason Capello: Juventusi mund të pësonte deri në tetë gola kundër Barcës
Juventusi u mposht nga Barcelona mbrëmë në Ligën e Kampionëve me rezultat 0-2.

Për këtë humbje Zonja e Vjetër është kritikuar shumë edhe nga ish-trajneri, Fabio Capello.

"Vuajti shumë, luajti kundër një Barcelone në krizë, kishte një ndryshim që më goditi shumë me një ekip të madh italian dhe që fiton titullin prej 9 sezonesh", ka thënë Capello.

"Ata ishin aq më të shpejtë sa më bëri përshtypje: mund të shënonin 8 gola, shënuan dy krejt rastësisht. Kjo është ajo që më bën të dyshoj për atë që kemi në shtëpi", ka thënë ish-trajneri italian pas ndeshjes.
Shtuar më 29/10/2020, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori