Befason Casillas: Nuk tërhiqem nga futbolli
Iker Casillas i ka befasuar të gjithë me vendimin e tij. Për spanjollin u përfol që do të tërhiqet nga futbollit pas një sulm në zemër, por tashmë ai e ka mohuar, shkruan Albeu.com.

"Pensionimi? Do të vijë një ditë kur do të më duhet të pensionohem", ka deklaruar Casillas.

"Më lejoni t’iu njoftoj lajmin kur të vijë ai moment, tani për tani, qetësohuni. Unë e pata një takim me Dr. Filipe Macedon dje dhe gjithçka po shkon mirë. Tani, ky është lajmi i madh që doja ta ndaja", përfundoi Casillas. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori