Befason De Ligt: Më parë nuk kam luajtur mbrojtës
Mbrojtësi i Juventusit Matthijs de Ligt zbulon se nuk ishte gjithmonë mbrojtës.

Ai theksoi se deri në moshën 15 vjeçare ka luajtur si mesfushor/sulmues.

“Deri në moshën 15 vjeçare kam luajtur si mesfushor prapa sulmuesve. Kam luajtur shumë në mesfushë, shënova disa gola dhe bëra disa asistime”, tha De Ligt për faqen zyrtare të UEFA’s.

“Por trajnerët më thanë që për karrierën time do të ishte më mirë të luaja si mbrojtës qendror. Në fillim nuk më pëlqente të luaja si mbrojtës. Jam i lumtur me progresin tim.”De Ligt foli edhe për ndeshjen ndaj Lyonit, ku tha se e njeh mirë ekipin francez.“Kam luajtur kundër tyre kur luaja në Ajax, kështu që njoh stadiumin dhe klubin. Unë mendoj se ata janë një ekip i fortë, me shumë lojtarë të rinj. Në këtë sens ata janë të ngjashëm me Ajax, sepse mund të mbështeten te lojtarët e rinj”, përfundoi De Ligt.
Shtuar më 24/02/2020, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori