Befason Fenomeni: Ky është sulmuesi më i mirë me të cilin kam luajtur
Shumë kampionë ka pasur si partner sulmi, por në zemrën e Ronaldo Luis Nazario da Lima, ose ndryshe "Fenomeni", është vetëm një: Luc Nilis! Luante bashkë me "Fenomenin" te PSV, me të cilin braziliani mundi të shënonte 54 gola në 57 ndeshje nga viti 1994 deri në vitin 1996.

Emër jo aq i njohur dhe sponsorizuar, por i rëndësishëm. Në një intervistë të dhënë për "SportTV", ish-ylli i Barcelonas dhe Realit ka ndikuar pikërisht belgun si partnerin ideal: "Eshtë sulmues belg që luante me mua te PSV. Më jepte shumë pasime për gol çdo ndeshje. Nuk ishte më mirë si Zidane, por ishte bujar: më pasonte topin dhe unë shënoja".

Një karrierë ndryshe ajo e Nilis, në krahasim me Fenomenin, por sidoqoftë e respektuar. Dhjetë gola në 56 ndeshje me kombëtaren e Belgjikës, të cilave i shtohen edhe dy pjesëmarrje në Botëroret e vitit 1994 dhe 1998.

Në vitin 2000 tërheqja pas shtatë vitesh te PSV, klubi i fundit i një karriere ku ka luajtur edhe me Aston Villa në Premier League./albeu.com/
Shtuar më 06/05/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori