Befason "fenomeni", Ronaldo kërkon të blejë një tjetër klub në këtë shtet
Legjenda braziliane Luis Nazario De Lima, i njohur si Ronaldo, ka vendosur të blejë një tjetër klub.

Ronaldo tashmë ka në pronë 51 për qind të aksioneve te Real Valladolidi dhe shumë shpejt pritet të blejë edhe një tjetër klub, tani në Portugali.

Këtë Ronaldo e ka zbuluar në një konferencë në Lisbonë. “Unë jam duke kërkuar një tjetër klub të ri për ta blerë. Në fillim isha i përqendruar në Premierligë, por do të më duhej një buxhet më i madh për atje. U ktheva në Portugali dhe ende jam në kërkim të një klubi për të investuar”, ka deklaruar fenomeni Ronaldo.
Shtuar më 08/11/2019, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori