Befason Hamilton, mbron rivalin më të madh
Lewis Hamilton është shumë pranë fitimit të titullit kampion bote në Formula1. Britaniku i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij ku ka mbrojtur rivalin më të madh, Sebastian Vettel. Ai tha se gabimet janë normale pasi të gjithe janë njerëzorë.

“Mendoj se mediat duhet të tregojnë më shumë respekt për Sebastian. Nuk e keni idenë se sa e vështirë është të bëjmë këtë deyrë, në nivelin tonë. Jemi njerëzorë dhe për këtë arsye bëjmë edhe gabime, por ajo që ka rëndësi është se si i përballojmë ato dhe vazhdojmë të shohim përpara”, tha Hamilton. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2018, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori