Befason Holanda, grumbullon yllin veteran në kombëtare edhe pse kishte lajmëruar tërheqjen
Holanda ka publikuar të mërkurën listën paraprake me 34 futbollistët për miqësoren ndaj Perusë më 6 shtator dhe ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Francës, më 9 shtator.

Mes tyre, në mënyrë të habitshme është edhe Wesley Sneijder, por nuk bëhet fjalë për një rikthim të tij te “Tulipanët”.

Sneijder do të luajë ndaj Perusë ndeshjen e fundit me përfaqësuesen dhe federata i ka organizuar ceremoninë e lamtumirës”, deklaroi trajneri i Holandës, Ronald Koeman.

Aktualisht, Wesley Snejder luan në Katar me skuadrën Al-Gharafa.
Shtuar më 22/08/2018, ora 22:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori