Befason ish-futbollisti argjentinas: U vonua në stërvitje se e rrëmbyen alienët
Ish-futbollisti argjentinas Guilermo Marino pretendon se ai është rrëmbyer nga alienët. Marino e ka zhvilluar karrierën kryesisht në vendin e tij të lindjes Argjentinë.

Pak para fundit të karrierës ai i bëri një rrëfim shokues shokëve të tij të skuadrës duke pretenduar se ishte rrëmbyer nga alienët. Lorenzeti një ish-shok skuadre me Marinon thotë:

Guilermo një ditë erdhi vonë në stërvitje duke pretenduar se arsyeja e vonesës ishte se ai ishte rrëmbyer nga alienët. Ai na dha neve çdo shpjegim sesi alienët e kishin rrëmbyer.

Ka lojtarë që mund të gënjejnë por Guilermo nuk është nga ata tipa. Ai është vërtet i çiltër, të gjithë e njohin atë”, përfundoi ish-shoku i skuadrës me Marinon.

Tani Marino është 39-vjeç dhe mënyra sesi e ka shpjeguar rrëmbimin e tij nga alienët ka bërë që shumë shokë skuadre ta besojnë.
Shtuar më 16/06/2020, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori