Ish-trajneri i Barcelonës, Tata Martino mendon se
Lionel Messi nuk e
meritonte çmimin "The Best", si lojtari më i mirë i vitit 2019.
Gjithçka ka nisur me reagimet e disa kapitenëve të kombëtareve, të cilët kanë akuzuar FIFA-n për ndryshim votash, duke thënë se nuk kanë votuar
Lionel Messin në garën për lojtarin më të mirë të vitit.
"
Lionel Messi nuk ka zhvilluar një sezon të mirë dhe mendoj se nuk e
meritonte të zgjidhej më i miri i FIFA-s", ka deklaruar Martino, që ka drejtuar Barcelonën në sezonin 2013/2014.
Lionel Messi, në garën për çmimin prestigjioz ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijk.
Shtuar më 02/10/2019,
ora 17:34