Befason Jurgen Klopp: Manchester City është skuadra më e mirë në botë
Jurgen Kloop ka deklaruar se Liverpooli nuk është skuadra më e mirë në botë edhe pse të Kuqtë sezonin që lam pas u shpallën për të 6 herë kamopion Europe.

Trajneri gjerman ka deklaruar se rivali i tyre nga Liga Premier, Manchester City është skuadra më e mirë në planet.

"Ne nuk mund të jemi skuadra më e mirë në Evropë, derisa Manchester City është skuadra më e mirë në botë. Mendoj se ky është planeti i njëjtë, mendoj unë", ka thënë gjermania.

"E fituam Ligën e Kampionëve, mirëpo kjo nuk do të thotë që vazhdoni të jeni skuadra më e mirë në Evropë. Duhet të punoni shumë dhe të krijoni një skuadër që mund të përballet me çdo kundërshtar", ka shtuar më tej Klopp. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori