Befason kapiteni i Watford: Fury ishte frymëzimi për ta mposhtur Liverpoolin
Kapiteni ka zbuluar dicka interesante pasi mposhtën bindshëm Liverpoolin e pamposhtur këtë sezon.

Fury mposhti Deontay Wilder fundjavën e kaluar, kur pas një agresiviteti të madh detyroi amerikan të hidhte peshqirin në raundin e shtatë.

E duket se fitorja e Watford erdhi pikërisht nga ky meç, me lojtarët që u frymëzuan falë boksierit britanik.

"U frymëzuam nga meçi i Tyson Fury", i tha Deeney shtypit pas ndeshjes.

"Ne shkuam me plot pasion këtë ndeshje. Ne ishim mirë dhe kundërshtari nuk ishte në ditën e tyre".

"Le të mos themi se ishin në maksimumin e tyre. Ne shfrytëzuam shanset tona dhe nuk di çfarë të them më shumë. Unë nuk dua të jem mosrespektues ndaj tyre", u shpreh ai.
Shtuar më 02/03/2020, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori