Befason Klopp: Liverpool nuk është favorit në finale
Jurgen Klopp beson se Liverpooli nuk është favorit në finalen e Champions Leagues përballë Tottenhamit.

Sipas strategut gjerman ‘The Reds’ kanë marrë pa dashje epitetin e favoritit, pas përfundimit të sezonit në Premier League me 26 pikë më shumë se Tottenham.

"Unë e di që njerëzit thonë se ne jemi favoritë sepse kemi pasur më shumë pikë në ligë, por në finale është krejtësisht ndryshe", tha fillimisht Klopp.

"Por nëse keni parë ndeshjet tona kundër Tottenham, ishte vetëm fitore 2-1. Nuk ka favorit në këtë ndeshje", tha ai.

Më 1 qershor luhet finalja e Champions Leagues ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2019, ora 20:50
Jojo
e Shtunë 1 Qershor 2019, Ora 09:36
Ishalla humbeni 0:3 nese nuk luan Shaqiri..!
Jojo
e Shtunë 1 Qershor 2019, Ora 09:36
Ishalla humbeni 0:3 nese nuk luan Shaqiri..!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori