Befason Leonardo, në rast largimi të Gatussos ka gati këto dy kandidatura
Dy humbjet e fundit në kampionat kanë ndërlikuar shumë pozitat e trajnerit Gennaro Gattuso, i cili nuk e ka më të sigurtë postin e trajnerit te Milani. Sipas "sportmediaset", trajneri i kuqezinjve ka patur një përplasje me Administratorin e deleguar, Leonardo, pas dy humbjeve të fundit.

Milan ka humbur vendin e tretë në renditje dhe situate nuk duket e qetë në “Milanello”. Trajnerit Gattuso i kërkohet me çdo kusht fitorja këtë mesjavë ndaj Udinese, në të kundërt ai rrezikon shumë.

Gjithsesi, Leonardo është duke marrë masat dhe në sirtar ka një listë dy kandidatë, që sipas tij do të ishin idealë për stolin e Milanit. I pari është Arsene Wenger, i përfolur edhe më parë si kandidat për sotlin e kuqezinjve, kur Milani u eliminua nga Europa League.

I dyti është trajneri aktual i Chelsea, Maurizio Sarri, që me 99% do të jetë pa skuadër në fund të këtij sezoni. Të dy këta trajnerë me përvojë pëlqehen nga Leonardo, që kërkon të marrë masat ndaj çdo të papriture që mund të ndodhë më Gattuso. /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2019, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori