Befason Mane: Nuk prisja të ndëshkohesha me karton të kuq
Sadio Mane është ndëshkuar me karton të kuq javën e kaluar në sfidën ndaj Manchester Cityt, pas ndërhyrjes kundër portierit të Cityt, Ederson.

Gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq, por sipas sulmuesit të Liverpoolit ai nuk e meritoi atë.

“Sinqerisht, unë u përqendrova më shumë tek portieri sesa te kartoni. Kur pashë kartonin e kuq unë u befasova sepse prisja karton të verdhë”, deklaroi Mane.

“Por unë e kam pranuar atë vendim dhe do të përpiqem ta harroj atë ngjarje që ndodhi”, tha Mane.

“Un isha duke shkuar të topi dhe unë nuk e kisha ndërmend ta lëndoj, sepse unë nuk jam asi lloj lojtari. I uroj atij një rikthim të shpejtë”, u shpreh Mane. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2017, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori