Befason Messi: Kupa e Botës? Zoti deshi kështu, nuk ndërroj asgjë
Pasi është kthyer nga dëmtimi dhe ka fituar Këpucën e Gjashtë të Artë në karrierë, Lionel Messi ka thyer heshtjen për Tyc Sports. Numri "10" i Barcelonas ka dhënë një deklaratë të fortë për pikën e tij më të dobët, pra kombëtaren argjentinase.

Leo nuk e ka fituarr kurrë Kupën e Botës me "Albiceleste": "Do të më kishte pëlqyer të isha kampion bote, por nuk do të ndryshoja asgjë nga karriera ime. Kjo është ajo që më përket, fati im! Ajo që Zoti më ka dhënë. Mendoj se është mjaftueshëm".

Messi ka folur edhe për atë që imagjinonte kur ishte i vogël: "Në atë kohë, nuk e ëndërroja kurrë këtë që kam fituar. Karriera ime ishte më e madhe nga sa mund ta imagjinoja".
Shtuar më 25/10/2019, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori