Befason Mirabelli: Po të isha ende te Milani do afroja Ronaldon
Massimiliano Mirabelli, ish-drejtori sportiv i Milan-it, ka zbuluar në një i ntervistë për "Libero" një bisedë që ka patur me Cristiano Ronaldo-n, i cili ka shprehur dëshirën e tij për t'u transferuar te Milan-it.

"Po të kishin qenë pronarët që janë tani, Ronaldo do të luante me Milan-in", ka thënë Mirabelli. "CR7 na tha: 'Nuk jeni në Champions, por unë nuk e kam fituar kurrë Europa League dhe do ta fitoj edhe këtë trofe'. Ishte i bindur".

"Unë kam folur me menaxherin dhe puna ime kishte mbaruar. Më pas kinezët nuk kanë nxjerrë paratë, mendonin se nuk do të arrinim kurrë të negocionim me një kampion të nivelit të Ronaldo-s".
Shtuar më 28/03/2019, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori