Befason Mourinho: Mbappe është më i vlefshëm se Messi dhe Ronaldo
Jose Mourinho është i bindur se Kylian Mbappe është lojtari më i vlefshëm se Messi dhe Ronaldo dukë injoruar kështu dy herë futbollistët më të mirë të dekadës së fundit.

"Për një lojtar si Mbappe, kur flisni për të ardhmen, nuk keni nevojë të tregoni se si do të jetë ai në 5 vite, apo 10 vite", ka deklaruar Jose Mourinho.

"Vetëm fokusohuni tani. Ai është absolutisht i jashtëzakonshëm. Duke shkuar në moshën e tij, dhe duke pasur parasysh moshën e Cristianos, Messit, mbi 30-të, Neymar është 27…kur shkoni në nivelin e tregut edhe mosha është gjithashtu një faktor. Mendoj se ai është lojtari më i vlefshëm në botë. Në një transferim hipotetik, ai është lojtari më i shtrenjtë në futboll tani. Për cilësitë që ka, ai është i pabesueshëm, një fjalë e mjaftueshme, do të thotë gjithçka", deklaroi tekniku portugez.

Shtuar më 19/03/2019, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori