Befason Perez, kërkon Mbappe dhe Neymar
Zinedine Zidane është rikthyer tek Real Madrid dhe tifozët tashmë besojnë tek trofetë me francezin në stol.

Mediat në Spanjë raportojnë se Perez ka premtuar investime Zidanit dhe tani është vetë presidenti, ai që i ka hedhur benzinë zjarrit, kur u pyet nga gazetarët për Neymar Junior dhe Kylian Mbappen të PSG-së.

Gazetari: A mund të vijnë Neymar ose Mbappe, Zidane është mik i mirë i Mbappe!

Perez: Është francez, edhe kjo mund të jetë diçka! (qesh)

Gazetari: Dëshiron të komentosh për këtë diçka apo jo?!

Perez: Shiko, ne duam që të përfundojmë këtë sezon dhe të përgatitemi sa më mirë për atë që vjen.

Gazetari: Cilin preferoni, Neymarin apo Mbappen?
Perez: Unë të dytë! (qesh)

Zidane, që ka fituar 9 trofe me Real Madridin për dy vite e gjysmë, ka nënshkruar kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2022.



Shtuar më 12/03/2019, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori