Befason portieri Chelseat, ngatërron qytetin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Chelsea barazoi 2-2 ndaj Videoton në ndeshjen e fundit të zhvilluar për fazën e grupeve të Europa League.

Tekniku italian iu dha hapësira në këtë përballje, futbollistëve të rinj, si dhe atyre që nuk kishin marrë shumë minuta në ndeshjet e kaluara.

Porta iu besua gardianit argjentinas Uilli Kabajero. Edhe pse u aktivizua për 90 minuta, 37-vjeçari nuk ia kishte idenë se në cilin qytet po luante. Këtë gjë e zbuloi një postim i tij në “Instagram”, teksa falënderoi tifozët të cilët e kishin mbështetur skuadrën në Stamboll.

Në fakt ndeshja u luajt 663 miljë larg Stambollit, pra në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Mesa duket Kabajero, ia ka futur gjumit në avion dhe nuk është informuar për destinacionin. Edhe pse argjentinasi u mundua ta korrigjonte gafën e bërë, pas reagimeve të shumta të fansave, kjo gjë nuk i shpëtoi mediave, teksa postimi i tij është duke bërë xhiron e internetit.

"Nuk mundëm të fitonim në Ligën e Evropës në ndeshjen e fundit, por luftuam deri në fund për të. Treguam frymën dhe dëshirën e ekipit. Falënderoj tifozët tanë që ishin në një natë të ftohtë në Stamboll”, shkruante Kabajero. /albeu.com/

Shtuar më 14/12/2018, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori