Befason Starova: Tirana po kërkon trajner të ri
Sulejman Starova mendon se Tirana e këtij sezoni mund të dalë kampione vetë edhe pa trajner, ndërsa po kërkon një të tillë.

Në “Pressing” ai deklaroi se bardheblutë po kërkojnë një trajner të ri pasi Egbo do të jetë në stol si trajner portierësh në të ardhmen.

“Ishte një fillim i kënaqshëm pas pauzes, e keqja me e vogël ishte që filloi mirë,. Vështirësitë do i kemi mbrapa. Nëse do kishim publik, do kishim harruar karantinën. Filloi mirë, vështirësitë do shtohen se do ngjeshen ndeshjet, temperatura bën të veten, do të vuhet pak, por shpresojmë që do ta mbyllim me sukses e pa dëmtime.

E kam thënë që një përqindje Bylisit i ikën nga publiku, por kundërshtari ishte i copëtuar. Nuk kemi marrë vesh pse mungoi Bici, Hidi apo Guindo, një situatë që kur dëgjon edhe trajnerin në intervistë, tregon që ai nuk flet asgjë e ka diçka nga brenda. U shpërfytyrua dhe kaq ishte Bylisi i bukur, me këtë situatë që është nuk besoj se do të ngrihet më.

Vlen të përmendet që skuadrat e forta në transfertë do të jenë të avantazhuara të gjitha, faktori i publikut është i rëndëishëm për disa më shumë dhe e vuajtën skuadrat pritëse. Por me 4-5 mungesa janë shumë për Bylisin. Skuadra u shpërbë, çfarë të bënte më shumë.

Presidenti i Tiranës investoi, ne thamë Tirana ka bërë investimin më të mirë në fillim të sezonit. Tirana mori shumë lojtarë, se dëshironte titullin kampion për 100 vjetorin e se kishsin kaluar gjithë ato vite duke u përpëlitur për të mos rënë nga kategoria. Meritën më të madhe e ka presidenti.

Egbo nuk është tajner, është trajner portierësh, ka provuar të bëjë trajnerin. Ai është njeri i përsosur, ruan harmoninë. Por të metat dihen, shihet që edhe në komunikim me lojtarët thotë “bëni si ju ka thënë Ardi, si ju kanë thënë trajnerët përpara”. Se Tiranës sot i thua futuni për t’u dëfryer dhe dalin kampion siç ka ardhur puna. Tirana po mendon për trajner se Egbo është trajneri i portierëve°, tha Starova.
Shtuar më 04/06/2020, ora 23:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori