Befason trajneri i Argjentinës: Messin nuk e mora unë
Pëlqej
Hera e parë e Lionel Scaloni si trajner i Argjentinës. Në zyrat qendrore të Seleccion është koha e prezantimeve për teknikun e ri të përfaqësueses argjentinase, i kërkuar që të marrë drejtimine kombëtares në kushte emergjence, pasi Boërorit të dështuar nën drejtimin e ish-trajnerit Jorge Sampaoli. Gjithçka në prag të miqësoreve ndaj Guatemala dhe Kolumbisë, që Argjentina do të zhvillojë në SHBA në datat 7 dhe 11 shtator.

“E marr pranoj këtë detyrë me entuziazëm maksimal. Nuk mund të refuzoja. Është momenti që të ndërgjegjësohemi mbi atë që mund të ndodhë në të ardhmen. Duhet të japim kontributin tonë, të vendosim fytyrën. Në këto ndeshje duhet të testojmë numrin maksimal të futbollistëve që trajneri i ardhshëm mund të zgjedhë. Kjo vlen më shumë se rezultati”, deklaroi Scaloni në konferencën për mediat.

“Asnjë futbollist nuk më ka thënë se nuk dëshiron të qëndrojë në kombëtare. Kam marrë gatishmërinë maksimale. Djemtë që kam grumbulluar kanë një potencial maksimal dhe ishte momenti për t’i thërritur. Në lidhje me Messin ishim shumë të qartë. Nuk kam folur me atë në lidhje me atë çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kemi një marrëdhënie të mirë. E kontaktova dhe i thashë se nuk do të ishte i grumbulluar në këtë rast, por asnjë trajner në botë nuk do të dëshironte të privohej nga Messi. Do të ishte e pakujdesshme nga ana ime t’i thoja Lionel që të qëndrojë në Spanjë dhe të mos vijë me ne”, deklaroi trajneri i komanduar i Argjentinës në lidhje me Messi.

Shtuar më 21/08/2018, ora 22:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori