Befason United, gati të rikthejë në "Old Trafford" dështimin e madh
Drejtuesit e Manchester United se kanw ndryshuar me mendim sulmuesin kilian Alexis Sanchez i cili wshtw huazuar te skuadra e Interit.

"Daily Mail" raporton se "djajtw e kuq" janw tw vendosur ti japin edhe njw mundwsi tjetwr sulmuesit anwsor i cili u transferua nga Arsenali pwr njw shumw tw konsiderueshme parash.

Sanchez do të udhëtojë me skuadrën për fazën parasezonale, për të qenë gati për sezonin e ardhshëm. Kontrata e tij me United zgjat deri në verë të vitit 2022.

Përvoja e tij tek Interi nuk nisi ashtu sikurse e kishte planifikuar, pasi pësoi një dëmtim që e mbajti për një kohë të gjatë larg fushave të blerta. Ai u rikthye nën urdhrat e Contes javën e kaluar, kur u përdor si zëvendësues në barazimin 1-1 përballë Cagliarit.

Sanchez u bashkua me Manchester Unitedi në janar 2018 në një marrëveshje shkëmbimi me Henrikh Mkhitaryan (armeni shkoi tek Arsenali), nga kjo lëvizje ai përfitoi një pagë të lartë prej 500 000 stërlinash në javë.

Marrëveshja nuk funksionoi për asnjë nga lojtarët në fjalë, por veçanërisht Sanchez u kritikua gjerësisht për formën që tregoi në "Old Trafford".

Sanchez u largua nga United pasi kishte shënuar vetëm pesë gola në 45 paraqitje për klubin.
Shtuar më 28/01/2020, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori