Befason Veseli, refuzon kalimin në Turqi
Befason Frederic Veseli.

Atëherë kur dukej thjeshtë një formalitet kalimi i tij te skuadra e sapongjitur në Superligën turke Denizlispor, mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka refuzuar kalimin e tij në Turqi.

Veseli nuk ka qenë i bindur nga Denizlispor dhe nuk e ka pranuar këtë destinacion pavarsisht akordit mes Empolit dhe klubit turk dhe propozimit shumë të mirë ekonomik që i është bërë mbrojtësit kuqezi.

Veseli megjithatë do të largohet nga Empoli në këtë merkato dhe është në pritje të ofertave të tjera.
Shtuar më 06/08/2019, ora 20:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori